Telegrafi

Toshiba me tablet shumë të hollë në IFA

Mirëpo, shumica prej tyre nuk kanë qenë aq të famshëm dhe të dëshiruar nga përdoruesit e këtyre pajisjeve mobile.

Megjithatë, sipas një publikimi të fundit të bërë nga Notebook Italia, prodhuesi i famshëm – Toshiba, do të debutojë me një model shumë të hollë të tabletit me Android Honeycomb, në panairin e IFA’s.

Tableti i ri i Toshiba’s pritet të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me 10 inç, të ngjashëm me atë që e ka Toshiba Tribe, mirëpo i njëjti thuhet se do të jetë shumë më i hollë se modelet paraprake të këtij prodhuesi, ndërsa mes tjerash do të ketë edhe portin për mikro USB, dhe mikro SD kartelë.

Fatkeqësisht, përveç këtyre detajeve nuk ka asnjë informacion tjetër lidhur me këtë tablet, mirëpo zyrtarizimi i tyre do të ndodhë së shpejti, pas shfaqjes së këtij modeli në panair. / Telegrafi /