Telegrafi

Toshiba me Chromebook për 280 dollarë

Modeli më i ri i laptopit, Toshiba Chromebook tani është në dispozicion për një çmim të lirë prej 280 dollarëve, dhe i njëjti është lansuar në SHBA dhe vjen me 100 GB memorie të bazuar në re, përmes shërbimit Google Drive.

Toshiba Chromebook është i pajisur me ekranin prej 13.3 inçëve, dhe është modeli i parë i Chromebook i cili e ofron rezolucionin prej 1366 x 769 pikselëve.

Për më shumë, laptopi i Toshiba-së mbështetet në procesorin Intel Celeron 1.4 GHz me 2 GB DDR3 SDRAM, baterinë e cila mundëson 9 orë kohë pune, si dhe grafikat Intel HD.

Memoria në Google Drive mund të përdoret për 2 vjet, ndërsa porosia e laptopit nga Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet që nga 20 shkurti. / Telegrafi /