Telegrafi

Toshiba mbyll tri fabrika

Si rezultat i kësaj Toshiba do të zhvendos 1,200 të punësuar në grupacionet tjera të kompanisë, e 500 të punësuar shtesë do të transferohen me qëllim të zvogëlimit të prodhimit të waferëve 150-milimetërsh prodhimi i të cilëve pritet të përgjysmohet. Një nga shkaqet për këto ndryshime është forcimi i jenit gjë që bën që biznesi me produktet që sjellin profit të vogël të bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ristrukturimi i kompanisë në tërësi do të realizohet deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Shpenzimet e mbylljes së fabrikave do ti përcaktohen vitit të ardhshëm fiskal , e për çfarë shume bëhet fjalë, për momentin nuk ka më shumë informata. /Telegrafi/