Një prej tyre është edhe Toshiba e cila së shpejti planifikon paraqitjen e modelit të laptopit T551/D8B.
Ky është laptopi i parë i kompanisë Toshiba për të cilin përdoren syzet për krijimin e pamjes tredimensionale (3D). Tani për tani nuk dihet nëse këto janë syze të cilat funksionojnë në procesorët universal të grafikës 3D apo do të jetë diçka e veçantë që do të vjen nga kompania Toshiba, që është një hap krejtësisht i ndryshëm krahasuar me atë që numri i madh i kompanive bëjnë. /Telegrafi/