Site icon Telegrafi

Toshiba lanson Satellite Radius 11 për 330 dollarë

Satellite Radius 11 konvertohet në laptop, i cili mbështetet në procesorin e Intel Celeron apo Pentium me 4GB RAM dhe opsionet e memories prej 32GB “flash storage” apo 500GB hard disk.

Toshiba gjithashtu e ka përshtatur edhe kamerën e përparme në kualitetin HD, ndërsa pajisja bazohet në versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoft, Windows 8.1, që mund të përdoret në disa formate, duke përfshirë: laptop, tablet, tabletop, prezantime dhe audience.

Toshiba Satellite Radius 11 sjell edhe ekranin me diagonalen prej 11.6” me rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve, dhe rrotullim në 360 shkallë, ndërsa në të ofrohen edhe portet për USB 3.0 dhe USB 2.0, SD kartelë për zgjerim të hapësirës, dhe HDMI. (Telegrafi)

 

 

Exit mobile version