Telegrafi

Toshiba Kira V634, laptopi me 22 orë bateri!

Sipas Toshiba-së, bateria e laptopit të saj të ri – Kira V634, do të “jetojë” deri në 22 orë, me një mbushje të vetme. Dhe duke e marrë parasysh që ky laptop është i hollë dhe i lehtë, jetëgjatësia e baterisë është për tu admiruar.

Kira V634 posedon ekranin me diagonalen prej 13 inç në rezolucionin prej 1366 x 768 pikselëve. Pasha e laptopit është 1.12 kg.

Ndërsa, nëse përdoruesit dëshirojnë ta kenë ekranin me funksionin e ndjeshmërisë në prekje atëherë mund ta zgjedhin modelin Kira V834, i cili vjen me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikslëve. / Telegrafi /