Telegrafi

Toshiba Excite arrin gjatë shkurtit

Excite do të pasoj tabletët 7- dhe 10-inçësh Trhive, e do të ofroj LCD ekran 10.1-inçësh me LED ndriçim të prapavijës me rezolucion 1280×800. Do të punoj me procesorin OMAP 4430 të Texas Instruments me takt pune prej 1.2 gigaherc, e si sistem operativ do të përdoret Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Aty është edhe kamera prej 2-megapiksel nga ana e përparme dhe ajo prej 5-megapiksel nga ana e pasme, zlloti për kartelat microSD, hyrja mini USB 2.0, dalja micro HDMI, dhe përkrahja për Wi-Fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 2.1.

Pajisja do të shitet në versionet me hapësirë për deponim prej 16 dhe 32 GB, e Toshiba për tabletin e vet thotë se do të jetë më i holli dhe më i lehti në treg.

Për momentin nuk ka informata rreth çmimit e as dispozicionit të tabletit në tregjet tjerë. /Telegrafi/