Site icon Telegrafi

Tory Lanez thyen heshtjen pasi thuhet se e qëlloi me armë Megan Thee Stallion

Tory Lanez dhe Megan Thee Stallion (Foto: Instagram)

Rep-artisti i njohur, Tory Lanez, ka thyer heshtjen sa i përket akuzave se e ka qëlluar Megan Thee Stallion.

28-vjeçari thuhet se ka qëlluar me armë reperen, pasi kishin qenë së bashku në një festë, ndërsa pas daljes kishte ndodhur incidenti, shkruan Mirror.

Akuza të tilla i ka bërë edhe Megan përmes një paraqitje në rrjete sociale, teksa kishte treguar se është frikësuar të zbulojë të vërtetën.

Ndërkaq, Tory ka vendosur që për herë të parë rreth kësaj çështje duke thënë se e vërteta do të dalë në pah shumë shpejt.

“Koha do të flas dhe e vërteta do të dalë në dritë. Unë kam besim tek Zoti. Shumë dashuri për fansat dhe njerëzit që qëndruan besnik. Nëse më keni mbështetur mua apo Megan, e vlerësoj”, ka shkruar ai.

Për këtë rast është angazhuar edhe Departamenti Policor në Los Angeles, të cilët po punojnë në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version