Telegrafi

Tory Lanez pretendon se ka gjëra të përbashkëta me Tupac Shakur

Tory Lanez (Foto nga: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Rep-artisti Tory Lanez nuk ngurron që të shprehë mendimin e tij duke mos llogaritur komentet të cilat i drejtohen atij.

Së fundmi ai ka pretenduar se ka shumë gjëra të përbashkëta me ikonën e hip-hopit Tupac Shakur, shkruan Revolt.tv.

Përmes intervistës me Rob Markman në Genius, ai kujtoi thënien të cilën dikur e kishte thënë Tupac: “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund ta ndez idenë në trurin e personit që do”.

Tory Lanez (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Më pas shtoi se përmes kësaj thënie, ai e ndjen veten shumë të ngjashëm me ikonën e hip-hopit, pasi që i dukej se po e thoshe ai këtë frazë.

Një gjë e tillë ka shkaktuar polemika nga ndjekësit e tij, duke e konsideruar si krahasim të kotë. /Telegrafi/