Site icon Telegrafi

Torvioll Stullqaku është ylli i javës në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e katërt në BKT Superligën e Kosovës.

Dy super derbi u zhvilluan, Drita – Ballkani dhe Prishtina – Gjilani, por që të dyja përfunduan pa fitues.

Befasia më e këndshme ndodhi në kryeqytet, ku Malisheva arriti si mysafire e Llapit t’i arkëtojë tri pikët pas fitores 0-3.

Më meritori për këtë fitore të skuadrës debutuese në Superligë ishte sulmuesi Torvioll Stullqaku, që shënoi dy gola.

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, BKT kanë zgjedhur sulmuesin e Malishevës si yllin e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Torvioll Stullqaku, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 4-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Torvioll Stullqaku i FC Malisheva.

Tori, qendër sulmuesi i FC. Malisheva ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionat të #BKTSuperliga 2021/22 , duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Albrim Kastrati, senior specialist në LCRD, në BKT.  /Telegrafi/

Exit mobile version