Prokuroria nuk ofroi dëshmi të reja në rastin “Tortura”. Prokurori Lubomir Lape vuri në dukje se të gjitha faktet janë vërtetuar – pjesëtarët e njësisë speciale të atëhershme “Alfa”, e dinin se Boshkoski nuk duhej të ishte shtrirë në tokë, për ta fyer dhe nënçmuar atë. Për më tepër, Lape theksoi se nuk ka asnjë mënyrë për të matur se cili nga policët sa forcë ka përdorur. Ekspertiza tregoi vetëm se Boshkovski ka pasur pasoja nga mënyra se si u privua nga liria.
“Çdo prezantim i mëtejshëm i dëshmive nga prokuroria ose mbrojtja, mendoj se do të ishte një shkelje thelbësore, veçanërisht nga prokuroria, sepse do të na jepej një armë më shumë – tha Lubomir Lape, prokuror.
Prokurori edhe një herë paraqiti raste të udhëhequra në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku një video e një arrestimi çnjerëzor është dëshmi e përdorimit të panevojshëm të forcës.
“Aktgjykimet e Strasburgut, janë të detyrueshme për autoritetet gjyqësore këtu dhe mendoj se nga kjo praktikë që kam veçuar, dhe veçanërisht rasti rumun, ku një i dyshuar shtrihet përtokë në mënyrë të panevojshme, mendoj se është dëshmi e mjaftueshme e kryerjes së veprës – u shpreh Lubomir Lape, prokuror.
Avokatët e Sasho Mijallkovit dhe të gjashtë “alfave”, të akuzuar për mënyrën e arrestimit të Boshkoskit reaguan se në vend që të paraqisnin dëshmi të reja, ata vetëm dëgjuan mendim nga prokurori. Mbrojtja për 6 ditë do të prononcohet për pohimet e sotme. Megjithëse Penalja duhej të merrte aktgjykim më 17 qershor, vendosi ta rihapë rastin, sepse nuk ishte përcaktuar se cili nga të dyshuarit sa forcë ka përdorur gjatë arrestimit. Tani kur të mbarojë mbrojtja e “Torturës”, do të ketë fjalë të reja përmbyllëse – për herë të dytë. Kjo lëndë u gjykua dy herë nga fillimi – një herë sepse një porotë dha dorëheqjen, dhe herën e dytë sepse kaluan 90 ditë pa u caktuar gjykim. “Tortura” filloi të gjykohet tre vjet e gjysmë më parë.