Site icon Telegrafi

”Tortura”: Merren në pyetje policët që arrestuan Ljube Boshkoskin

Sot pritet që përsëri të merren në pyetje policët të cilët e arrestuan ish-ministrin e MPB-së, Ljube Boshkoski, njiherit kryetar i partisë ”Të bashkuar për Maqedoni”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesë e këtij grupi policor, të cilët janë nën hetimet e PSP-së në lëndën ”Tortura”, është edhe komandanti i njësisë speciale ”Alfat”, Ivica Antevski – Puki. Marrja në pyetje do të bëhet në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Policët akuzohen për trajtim çnjerzor, gjatë arrestimit të Boshkoskit. I akuzuari i parë në këtë rast është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Exit mobile version