Site icon Telegrafi

“Tortura”, keqtrajtuesit e Boshkoskit dalin para gjyqit

Në gjykatën penale sot duhet të mbahet seanca e parë për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Procesi gjyqësor ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, respektivisht ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoski.

Bëhet fjalë për incidentin e 6 korrikut të vitit 2011, një ditë para zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Në Rastin “Tortura” janë akuzuar shefi i mëparshëm i njësive “Alfa”, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë anëtarë të tjerë të njësitit të fjalë, për arrestimin e Boshkoskit. PSP-ja i ngarkon për torturë dhe veprime dhe dënime tjera të egra, çnjerëzore dhe nënçmuese.

Për rastin “Tortura” i akuzuari i parë ishte Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Gjykata Penale pjesërisht e pranoi akuzën nga PSP-ja, dhe vendosi të gjykojë vetëm gjashtë persona nga njësiti Alfa, dhe jo edhe shefin e mëparshëm të DSK-së. PSP-ja për këtë vendim ka ngritur ankesë deri te Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë nëse akti i prokurorisë do të ngritet edhe për Mijallkovin./Telegrafi/

 

Exit mobile version