Tortillat e bëra në shtëpi pa gluten nuk janë më problem, sepse receta është vërtet e thjeshtë dhe e shpejtë
Me vetëm disa përbërës, do të gatuani tortilla që nuk shpërbëhen apo çahen.
Gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni mbushjen tuaj të preferuar dhe të shijoni një vakt që të gjithë e duan.
Përbërësit:
▪ 350 g miell MIXB (Schar)
▪ 3 lugë vaj
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 200 ml ujë të ngrohtë
Përgatitja:
1. Në një enë vendosni miellin e përzier me kripë.
2. Shtoni vaj dhe ujë të ngrohtë.
3. Ngjisheni brumin duke përdorur shtojcat spirale në mikser. Pasi masa të bashkohen, vazhdoni të ngjishni me duar derisa të përftoni një masë kompakte.
4. E ndani brumin në toptha më të vegjël dhe secilin e rrotulloni hollë në një sipërfaqe të spërkatur me miell.
5. Ngrohni një tigan për palëpeta dhe shtoni brumin. Kur brumi të jetë skuqur në fund dhe të shfaqen flluska, kthejeni në anën tjetër dhe piqeni për një kohë të shkurtër.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.