Standarde të dyfishta në zbatimin dhe marrjen e telefonit në mënyrë jo-ligjore dhe shkelje të procedurave në procedurën kur pas urdhëresës së prokurores Janeva, ishte arrestuar hulumtuesi i PSP, ku me urdhër të Janevës duheshte të fotografojë shtëpinë e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, kështu është shprehur këshilltari në PSP, avokati Tortevski në një komentim lidhur me rastin që PTHP ka hapur kundër hetuesit të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit nuk duan të zbulojnë deri ku ka arritur procedura, vetëm thuhet se punohet rreth rastit.
Shtëpia dhe prona e Sasho Mijallkov javë më parë ka qenë mollë sherri që ngjalli një përplasje mes Prokurorisë Speciale Publike, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Telegrafi/