Site icon Telegrafi

Tortevski: Ivanov duhet të përgjigjet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare

Avokati dhe këshilltari i PSP-së, Aleksandar Tortevski për Nova TV ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit Gjorge Ivanov, i cili tha se mandati do t’i jepet koalicionit që ka shumicë parlamentare, por duke thënë se ai kërkon një program të caktuar nga mandatari para se të dalë në Kuvend me përbërjen e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mendoj se nuk është problemi vetëm tek deklarata e djeshme e presidentit, por i gjithë procesi i dhënies së mandatit prej fillimit ka qenë kundër Kushtetutës. Ai është dashur që konsultimet me partitë t’i bëjë në dhjetë ditët e para kur mandati ishte te presidenti dhe të shoh nëse ndonjëra nga partitë ka arritur të mbledhë 61 nënshkrime. Ai priti dhjetë ditë pa konsultime dhe ne fund i’a ndau asaj partie që nuk ka shumicë parlamentare”, deklaroi mes tjerash Tortevski./Telegrafi/

Exit mobile version