Përbërësit për brumin:
▪ 4 vezë
▪ 1/4 gotë miell
▪ 1/4 gotë kakao
▪ një lugë çaji pluhur për pjekje
▪ 1/4 lugë çaji kripë
▪ 3/4 gota sheqer
▪ 6 lugë gjelle vaj
▪ një lugë sheqer vanilje
Përgatitja për brumin:
Furrën e nxehim në 175 gradë Celsius. Marrim një tepsi 38×25 cm, e mbulojmë me letër për pjekje.
Në një enë të madhe rrahim vezët me mikser 5 minuta. Bashkojmë miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe kripën.
Ngadalë sheqerin e hedhim te vezët duke e rrahur me mikser edhe 2 minuta të tjera. Pastaj vajin e vaniljen i përziejmë deri sa të bashkohen mirë përbërësit.
Krejt në fund, ia hedhim përzierjen me miell dhe e përziejmë masën me tel kuzhine.
E hedhim brumin në tepsi, e rrafshojmë mirë dhe e vendosim në furrë të pjekët për 12-15 minuta. Pastaj e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet.
Përbërësit për kremin:
▪ 220 gr gjizë
▪ 12 lugë gjalpë
▪ 3/4 gota gjalpë kikiriku
▪ një lugë gjelle sheqer vanilje
▪ 3 gota sheqer pluhur
Përgatitja:
Hedhim në një enë të thellë gjalpin, sheqerin vanilje, gjalpin nga kikiriku dhe sheqerin pluhur, i rrahim me mikser për 1-2 minuta.
Largojmë nga kremi 1-2 gota krem për dekorimin e ëmbëlsirës.
Vendosim petën e pandispanjës në një leckë kuzhine të lagur, pastaj e lyejmë me kremin e mbetur dhe me kujdes fillojmë të bëjmë role.
Pasi ta bëjmë role, e mbështjellim me folie plastike dhe e vendosim në frigorifer 20-30 minuta.
Të servohet e ftohet ëmbëlsira duke e dekoruar me kremin e mbetur që e kemi lënë anash për dekor. /Telegrafi/