Përbërësit:
Për pandispanjë:
*10 të bardhë të vezëve
* 10 lugë gjelle sheqer
* 10 lugë gjelle arra të bluara
* 2 lugë gjelle miell
Për krem:
*10 të verdhë të vezëve
* 10 lugë gjelle sheqer
* 150 g çokollatë e bardhë
* 375 g margarinë
* 200 g lajthi të fërguara e të bluara
* 400 g vishnja
* 500 g krem pana
Për glazurë:
* 200 gramë çokollatë e bardhë
Përgatitja:
Pandispanjat:
1. Në enë të përshtatshme tunden të bardhtë e vezëve derisa të fitohet një shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohet sheqer dhe tundet gjatë tërë kohës. Pastaj shtohen arrat e bluara dhe mielli dhe përzihen ngadalë me tel kuzhine.
2. Në kallëpin e rrumbullakët për tortë, shtrohet letër për pjekje, derdhet në të gjysma e masës së përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius. Në të njëjtën mënyrë përgatitet dhe piqet edhe një pandispanjë.
Kremi:
1. Të verdhtë e vezëve dhe sheqeri tunden me mikser dhe zihen në avull derisa të fitohet një masë kompakte. Nga fundi i zierjes shtohet çokollata e bardhë dhe pritet të shkrihet ajo.
2. Në kremin e ftohur shtohet margarina dhe tundet me mikser. Në fund shtohen lajthitë e bluara dhe përzihen ngadalë me tel kuzhine.
Glazura:
Çokollata e bardhë shkrihet në avull dhe lihet të ftohet. Pastaj, ajo bashkohet me ajkë, me lajthi dhe përzihet mirë.
Finalizimi:
1. Pandispanja lyhet me gjysmën e kremit, renditet përmbi gjysma e vishnjave të kulluara mirë dhe shtrihet gjysma e krem panas së tundur. Procedura e njëjtë përsëritet edhe një herë.
2. Përmbi krem pana derdhet glazura e përgatitur dhe torta dekorohet sipas dëshirës. /Telegrafi/