Përbërësit:
Për pandispanjë:
* 300 gramë keks i bluar
* 250 gramë gjalpë
* 150 gramë sheqer
* 2 decilitra qumësht
Për krem:
* 300 gramë krem pana nga vanilja
* 300 gramë hallvë vanilje
* 300 gramë keks i bluar
Për dekorim:
200 gramë krem pana
Përgatitja:
Pandispanja:
1. Në enë të përshtatshme tunden gjalpi dhe sheqeri.
2. Keksit të bluar i derdhet qumësht përmbi dhe përzihet me dorë derisa të shkrihen keksët.
3. Bashkohen keksët e shkrirë dhe gjalpi i tundur si shkumë. Përzihen mirë, me qëllim që të fitohet një masë kompakte.
Kremi:
1. Krem pana nga vanilja përgatitet sipas udhëzimeve në paketim. Shtohen hallva e grirë nga vanilja dhe keksi i bluar dhe përzihen ngadalë.
Finalizimi:
1. Nga masa e përgatitur, në tabaka për tortë, formësohet pandispanja.
2. Përmbi pandispanjë shtrihet kremi i përgatitur.
3. Krem pana lyhet përmbi krem.
/Telegrafi/