Site icon Telegrafi

Tortë me gështenja e arra

Për pandispanja:
▪ 10 të bardhë të vezëve
▪ 500 gramë sheqer pluhur
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni kripë

Për kremin I:
▪ 500 gramë pure gështenjash
▪ 150 gramë margarinë
▪ 100 gramë sheqer
▪ 1 lugë çaji kanellë

Për kremin II:
▪ 10 të verdhë të vezëve
▪ 4 lugë gjelle sheqer
▪ 2 lugë gjelle miell
▪ 4 decilitra qumësht
▪ 300 gramë arra të bluara
▪ 250 gramë margarinë

Për dekorim:
▪ 2 krem pana

Pandispanjat:
1. Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohen sheqeri pluhur, kripa me majë gishti, lëngu i limonit dhe tunden gjatë tërë kohës.
2. Në kallëp shtrohet letër për pjekje, derdhet aty gjysma e përzierjes së përgatitur dhe piqet 60 minuta, në furrën e nxehtë në ’40 gradë Celsius. Në të njëjtën mënyrë, nga materiali i mbetur, piqet edhe një pandispanjë.

Kremi:
1. Në enë të përshtatshme bashkohen pureja e gështenjave, margarina, sheqeri, kanella dhe tunden me mikser.

Kremi II:
1. Tunden qumështi i ftohtë, të verdhtë e vezëve, sheqeri dhe mielli. Zihen në temperaturë të mesme dhe përzihen derisa të trashet përzierja.
2. Në përzierjen e ftohur shtohet margarina dhe tundet me mikser.
3. Ndahet ‘/4 e kremit të përgatitur dhe lihet anash, ndërsa në pjesën tjetër shtohen arrat e bluara dhe përzihen mirë.
rë.

Finalizimi:
1. Pandispanja e parë Iyhet me kremin e verdhë me arra, pastaj shtrihet kremi me gështenja dhe Iyhet me kremin e verdhtë të mbetur me arra.
2. E tëra mbulohetme pandispanjën e dytë dhe Iyhet me kremin e verdhë pa arra.
3. Krem pana përgatitet sipas udhëzimeve në paketim, torta Iyhet me të dhe dekorohet sipas dëshirës
/Telegrafi/

 

Exit mobile version