Site icon Telegrafi

Tortë me djathë dhe gështenja

Përbërësit:

* 1 paneton prej 750 gramësh (biskotë në formë kubeje, e gatshme për t’u blerë)
* 250 g gështenja
* 2 vezë
* 500 g djathë maskerpone ose ndonjë krem-djathë tjetër i butë
* 4 lugë konjak
* 270 g sheqer pluhur
* 1 të bardhë të vezës
* 1/2 limoni
* bredhëza zhelesh si dhe rruaza të argjendta për dekorim

Përgatitja:

1. Pritet maja e panetonit dhe kujdesshëm gropohet mesi, duke pasur kujdes që të lihen nga 1 cm muret dhe fundi. Brumi i mesit pritet në katrorka. Zihen gështenjat.

2. Ndahen të verdhat nga të bardhat, tunden të verdhat me 2 lugë sheqer pluhur, bëhet një krem ngjyrëçelët. Kujdesshëm shtohen masakarponeja dhe konjaku, përzihen mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen.

3. Shtohen gështenjat e ziera, të prera imët dhe të sheqerosura, shkuma nga të bardhat dhe katrorkat e panetonit. Përzihen dhe me këtë masë mbushet brendia e panetonit. Mbulohet me majën e prerë, mbështillet në letër kuzhine për pjekje dhe futet në frigorifer së paku për 2 orë.

4. Përzihen 230 g sheqer pluhur me të bardhën e vezës, i shtohen disa pika limoni dhe tundet, bëhet një shkumë e dendur. Ndahet letra nga ëmbëlsira dhe me këtë glazurë mbulohet sipër, lihet që glazura të rrjedhë anash. Kur të fillojë të dendësohet, vihen bredhëzat dekorues dhe rruazat e argjendta. Kur glazura të thahet plotësisht, i hidhet pjesa tjetër e sheqerit pluhur.

Sqarim: Panetoni është bukë e ëmbël, mjaft e shkrifët, ndërsa gatuhet nga të verdhat e vezëve, mielli, sheqeri, tharmi, gjalpi, rrushi i thatë dhe nga pemët e thata. /Telegrafi/
 

Exit mobile version