Ditëlindjet e fëmijëve zakonisht organizohen me balona, lodra dhe ëmbëlsira të ndryshme, ndërsa momenti kryesor është fryrja e qirinjve të tortës. Ndaj, pikërisht kjo e fundit duhet të ketë pamje të dashur për fëmijë.
Mirëpo, ka të tillë që për ditëlindjen e parë, kanë kërkuar tortë ku shfaqen imazhe me gjueti, fëmijë duke pirë birrë, apo përmbajtje eksplicite, transmeton Telegrafi.
Ka të tillë që kanë kërkuar që në shtresën e sipërme të shkruhet Hooters, që është një zinxhir lokalesh nate, ku kamerieret punojnë shumë të zhveshura.
Pa dashje apo qëllimisht, në disa torta janë shfaqur imazhe të padëshiruara.
“Mirë që fëmijët nuk i mbajnë mend ditëlindjet e para, sepse do të ishte shumë keq”, është një koment lidhur me rastin.
Nuk mungojnë as kafshët, që janë vendosur në pozita të pa lakmueshme që do t’i vinin në siklet të ftuarit. /Telegrafi/