Në disa restorante të Japonisë po shërbejnë torta speciale për ditëlindje, për ata që e duan shumë mishin.
Të gjitha atyre që iu është mërzitur kremi dhe shtresat e ëmbla, mund të porosisin këtë përgatitje, që piqet më pas në skarën e tavolinës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nuk është se janë aq të lira, meqë aty zënë vend shtresat më të mira të mishit të lopës. Ka raste kur përgatiten me mishin e pulës, peshqve, apo edhe kafshëve tjera.
“E përkryer për të gjitha ata që nuk e duan rritjen e nivelit të sheqerit dhe kënaqen me shijen e mishit” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/