Laura Loukaides nga Hertfordshire i Anglisë, gatuan torta shumë të detajuara që edhe nga afër duken sikur janë ushqime të shpejta.
Punimet e 24-vjeçares, mund të ngatërrohen lehtë, sepse nuk duken aspak si ëmbëlsira, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo që e bën edhe më të veçantë, është se Loukaides nuk e ka kryer asnjë orë në ndonjë shkollë për gatim, por gjithçka e ka punuar me dhuntinë e vet.
Prej dynerit te pica, apo pasta dhe samuni me fasule, janë këto disa nga tortat me pamjen e pazakontë. /Telegrafi/