Në rrjetet sociale shohim torta të ndryshme, që janë krijuar për të festuar ditëlindje, martesë, apo rast tjetër të gëzueshëm.
Por, ne këtu nuk kemi të bëjmë me linja elegante dhe dizajn të këndshëm, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për ëmbëlsira të shëmtuara, që kryesisht janë krijuar nga amatorët.
Pamje që nuk përngjajnë me origjinalin dhe ngjyra të bashkuara në mënyrë të çuditshme, janë kryesoret në këto torta.
Mirëpo, gabime kanë bërë edhe kuzhinierët, duke vënë mbishkrime të pazakonta, që japin mesazh të ndytë apo të pakuptimtë. /Telegrafi/