Kuzhinieri nga Japonia i njohur në Twitter si Mithiruka, ka postuar fotografitë e një tortë të çuditshme që duket sikur pikë uji. Madje, ai ia ka dalë që në këtë ëmbëlsirë të tejdukshme, të krijojë imazhin e një mace që shfaqet duke dremitur, transmeton Telegrafi.
Shikuesit kanë komentuar se kjo është një tortë shumë e bukur për ta ngrënë. Në fakt, ky ushqim misterioz nuk dihet se si të emërohet, sepse nuk është parë më herët.
Krijuesi saj nuk ia ka vënë ndonjë emër, megjithëse e ka publikuar recetën që nuk ka aq shumë përbërës.
Kjo ëmbëlsirë duket të hahet për 30 minuta, ndryshe “shkrihet”. /Telegrafi/