Telegrafi

Torta me figura kafshësh, në mbrojtje të specieve në zhdukje (Foto)

Disa kuzhinerë ëmbëlsirash në Britani të Madhe, kanë krijuar torta që përngjajnë me kafshët e egra, në shenjë proteste për mbrojtjen e specieve në zhdukje.

Zoe Fox është në mesin e grupit ‘Bakers Unite to Fight’, që ka shpenzuar mbi 300 orë, për të punuar figurën e një tigri, transmeton Telegrafi.

Kuzhinierja 37-vjeçare ka përpunuar kremin dhe çokollatën, për të lyer shtresat e brumit, të prera me shumë kujdes.

Më pas, Fox e ka lyer me ngjyrë të ngrënshme, derisa e ka krijuar tigrin që del nga uji dhe rri i mbështetur në një gur.

Në anën tjetër, kolegët e saj kanë punuar disa kafshë e shpezë të tjera: një papagall, elefant të vogël dhe të tjera.

Në këtë mënyrë ata po kërkojnë që të mbrohen këto gjallesa, që kanë mbetur në numër shumë të vogël. /Telegrafi/