Stacey Morris nga King’s Lynn i Anglisë e ka befasuar të dashurin Ollie për ditëlindje, duke i dhuruar një tortë në të cilën shfaqet vija pluhuri që ngjajnë me kokainën, rrathë që duken si ekstazi dhe disa bankënota.
Fotografia e tortës së postuar në rrjetin social, ka nxitur reagime negative, transmeton Telegrafi.
“Është substanca që u merr jetën shumë njerëzve, këtu nuk ka asgjë për të qeshur”, është një nga komentet negative për rastin.
Mirëpo, ka të tillë që e kanë konsideruar si lojë, duke përjashtuar se ata janë konsumues të kokainës. /Telegrafi/