Site icon Telegrafi

Torta 4 metra e lartë, 1.5 ton e rëndë e që kushtoi 128 mijë funte – la gojëhapur dasmorët (Foto/Video)

Mysafirët e ftuar në dasmë luksoze kanë mundur të hanë më shumë sesa që kanë menduar, pasi brenda sallës ku ata po qëndronin ishte sjellë me “eskortë” të veçantë një tortë e lartë plot 4 metra e cila ka kushtuar hiq më pak se 128 mijë funte.

Torta mbresëlënëse është bërë nga ish-kampioni rus i boksit Renat Agzamov, që e kishte përgatitur për dasmën e mbesës së presidentit të Kazakistan që u martua me djalin e një miliarderi, transmeton Telegrafi.

Agzamos gjatë tërë jetës së tij ka bërë mbi 2.700 torta me plot pasion, ndërsa dashuria e madhe për këtë profesion i kishte lindur qysh kur ishte 7-vjeçar.

Torta është bërë në formë të kështjellës e cila çdo detaj e ka të realizuar në përpikëri, ku përfshihen kuajt e karrocës, dritaret dhe ballkoni, ndërsa pesha totale e kësaj torte ishte 1.5 ton.

Kjo nuk është torta e parë e ish-boksierit që e bën për dasmat e mëdha luksoze. Vitin e kaluar Agzamov kishte dasmorët në dasmën e Madina Shokirova, vajzën e tajkunit të naftës Ilkhom Shokirova, kur në sallë futi tortën 3.5 metra të cilën e bartnin tre burra. /Telegrafi/

Exit mobile version