Telegrafi

Torres: Vendi im është në Anfield

Me Liverpoolin që po kalon një sezon të dobët dhe që mundohet të përfundojë sezonin në top katërsh, mediat spekulojnë se Torres mund të jetë një prej lojtarëve që mund të largohet nga Anfield.

“Vendi im është këtu në Liverpool dhe në Angli. Është herët të flitet, por unë ende mendoj se mund të arrijmë të përfundojmë në top katërsh. Por, sigurimi i këtij vendi që dërgojnë Ligën e Kampionëve nuk është gjëja më e rëndësishme në mendjen time”.

“Më e rëndësishme është që klubi të përpiqet të angazhojë lojtarë kualitativ, futbollistë që do ta përmirësojnë kualitetin e ekipit dhe sezonin e ardhshëm të luftojmë për Ligën Premier, Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës”, ka thënë Torres, i cili po ashtu ka potencuar se ka ‘edhe tre vjet’ nga kontrata e mbetur. /Telegrafi/