Telegrafi

Torres: Treguam se mund të mposhtim gjithkënd

Torres, i cili shënoi golin e parë, ka thënë se kjo fitore tregon se Të Kuqtë mund të mposhtin secilin ekip kur luajnë lojë ekipore.

“Ne kishim nevojë për një fitore për të qëndruar në garën për titull, andaj mendoj se ishte një rezultat shumë i rëndësishëm”.

“Treguam se, kur luajmë si ekip dhe punojmë shumë, mund të mposhtim çdokënd. Duhet ta mbajmë mend këtë dhe të sigurohemi se do të punojmë mirë si ekip”, ka thënë spanjolli./Telegrafi/