Fernando Torres ka sulmuar ashpër UEFA-n pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Barcelonas, duke thënë se gjyqtari Felix Brych nuk ishte i gatshëm për një ndeshje aq të madhe.
Ish sulmuesi i Liverpool mori përgjegjësinë për humbjen e skuadrës, por akuzoi UEFA-në për gjykimin e dobët.
“Është e turpshme si UEFA është kaq e preokupuar me fanellat tona, por vendosë një gjyqtar që nuk është i përgatitur për kësi lloj ndeshjesh”.
Torres u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në pjesën e parë, ndërsa Barça triumfoi në ndeshje me rezultat 2-1.
https://www.youtube.com/watch?v=Yk0rf2n4d10