Fernando Torres pranon se shpreson t’i japë fund karrierës së tij në ‘shtëpinë’ e tij, Atletico Madrid.
Torres është rikthyer në Atletico në janarin e vitit 2015 dhe kohëve të fundit ka ripërtërirë kontratën e tij me klubin për një vit tjetër.
Por, ish-sulmuesi kryesor i kombëtares së Spanjës, tani edhe pse po arrin nivelin e tij më të lartë, pasi mbushi 33 vjet në mars po mendon dhe shpreson të transferohet te Atletico.
“Unë tani jam në shtëpi”, ka thënë fillimisht Torres për një kanal televiziv meksikan.
“U ktheva pas tetë vjetësh në Atletico, ku unë ndihem shumë i lumtur dhe dëshira ime është të luaj për Atleticon, të pensionohem në Atletico, të fitojë trofe me ta dhe të ndihmoj klubin të mbetet një nga më të mirët në Evropë”.
“Tani për tani, kam vetëm këtë opsion në kokën time [të qëndroj tek Atletico]”, përfundoi sulmuesi i njohur spanjoll. /Telegrafi/