Telegrafi

Torres shpreson ta fitojë Kupën Botërore

Ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë fituar 42 nga 45 takimet e fundit, përfshirë këtu edhe triumfin në kampionatin evropian në vitin 2008.

“Tash e dimë se çfarë ndjenje është të jesh ekip fitues pasi kemi fituar kampionatin evropian dhe kjo na jep më shumë vetëbesim. Lojtarët mendojnë se ata mund të fitojnë, por aty janë edhe brazilianët dhe argjentinasit të cilët mendojnë ngjashëm”.

“Të gjitha top ekipet kanë shans, Spanja po ashtu. Kemi shanse. Duhet vetëm të luftojmë, të shkojmë atje me krenari, të përpiqemi dhe të luajmë futboll dhe të kënaqemi. Dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh në fund”, ka thënë Torres./Telegrafi/