Fernando Torres ka treguar edhe një herë klasin prej një lojtari të kalibrit botëror.
Sulmuesi spanjoll është etiketuar si i mbaruar që prej largimit të tij nga Liverpooli, por ata që kanë thënë mund të jenë gabuar.
Kjo pasi, Torres ka shënuar një supergol me Atletico Madridin në ndeshjen ndaj Celta Vigos, përcjell Telegrafi.
Torres ka shënuar një gol të bukur me gërshërë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.
Goli i Torresit erdhi në minutën e 11 pas asistimit të Yannick Carrasco dhe ishte i barazimit 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/rjgarcia9/status/830874660451545088