Fernando Torres mund të rikthehet në skuadrën e Milanit.
E gjithë kjo pasi që skuadra aktuale ku është i huazuar sulmuesi spanjoll, Atletico Madrid, nuk po ngutet që ta blej lojtarin.
“Ne jemi ende duke e përcjell ndeshje pas ndeshje . Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim “, drejtori sportiv i skuadrës madrilene Jose Luis Perez Caminero.
“Nuk kemi pasur bisedime me Fernandon që nga dhjetori. Kështu që mbetet të shihet në ditët e ardhshme”, tha ndër të tjerash Caminero.
Kujtojmë se spanjolli 32-vjeçar është huazuar prej skuadrës së Milanit në Atletico pas dështimit në skuadrën italiane, e cila e transferoi me parametra zero nga Chelsea. /Telegrafi/