Telegrafi

Torres: Reina më i miri në botë

“Si gjithmonë, ai po kalon një sezon vërtet të mirë. Për mua ai tash është portieri më i mirë në botë. Në Spanjë gjithkush e di se ai është një portier shumë i mirë dhe në Angli nuk ka dyshime se është më i mirë”.

“Ai ka luajtur në nivelin më të mirë që kur ka nënshkruar këtu dhe ka fituar shumë Doreza të Arta, dhe shpresoj se do të fitojë edhe një tjetër këtë sezon. Ai po kalon një sezon të madh dhe në Villa fituam falë tij. Ne duhet vërtet të jemi të lumtur që e kemi atë në ekip dhe shpresoj se ai do të jetë këtu një kohë të gjatë”, ka thënë Reina./Telegrafi/