Telegrafi

Torres: Po rikthehem në formën më të mirë

Sulmuesi çoi në shtatë numrin e golave të shënuar në katër ndeshje, me dy gola të shënuar kundër ekipit të Lorik Canës.

“Arsyeja kryesore se pse shënova është sepse ekipi luajti mirë, pranova asistime të mira. Goli i dytë nga Glen (Johnson) ishte i mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë të shënojmë dhe kjo është detyra që duhet të bëj unë”.

“Kemi qenë më të mirë në ndeshjet e fundit dhe tash kemi edhe gjashtë ndeshje për të luajtur. Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të sigurohemi se jemi po aq të fuqishëm në udhëtim sa jemi në shtëpi. Që nga minuta e parë e takimit ju mund të shihnit një ekip tjetër nga pjesa e parë e sezonit”, ka thënë Torres. /Telegrafi/