Site icon Telegrafi

Torres pas rinovimit te Atletico: Dua të luaj këtu përgjithmonë

Fernando Torres ka rinovuar kontratën edhe për një vit te Atletico Madridi.

Spanjolli është shprehur i lumtur dhe ka thënë se dëshiron të luajë te Los Colchoneros për sa më gjatë që është e mundur.

“Dua të luaj këtu përgjithmonë. Jam shumë i entuziazmuar për të filluar sezonin e ri”.

“Të luaj këtu edhe për një vit do të jetë emocionuese”, ka thënë Torres.

Spanjolli ka shënuar tetë gola në sezonin e fundit në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version