Telegrafi

Torres: Paratë nuk janë problem në Liverpool

“Nuk e di situatën financiare në Liverpool, por e di se nuk kemi të njëjtat para që kanë Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Torres.

“Ne po luftojmë me më pak para secilin sezon. Ky nuk është problem për ne, ne jemi ekip i fuqishëm dhe do të fitojmë trofe me ose pa para. Gjëja më e rëndësishme është se ne po i afrohemi titullit”.

“Ka qenë ca shqetësuese për mua të kaloi tre vite pa trofe në Liverpool, kjo është shumë. Por, në sezonin e ardhshëm që vjen, jam i sigurt se do të fitojmë”, ka shtuar spanjolli.