Telegrafi

Torres nuk mohon largimin

“Gjëja më e rëndësishme për mua tani është Botërori. E ardhmja ime është Kupa e Botës, të shohim më vonë. E ardhmja ime tani dhe dy muajt e ardhshëm është Spanja dhe Botërori, nuk është asgjë tjetër”.

“A do të qëndroj? Nuk kam lexuar ende asgjë nëpër gazeta rreth kësaj”, deklaroi Torres për Sky Sports, duke iu referuar deklaratës së agjentit të tij se ai do të qëndrojë sigurt te Liverpooli. /Telegrafi/