Telegrafi

Torres nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Sulmuesi spanjoll u transferua te Redsat në vitin 2007 me ç’rast kishte nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa tani ai ka rinovuar kontratën e tij, dhe njëkohësisht i është dhënë mundësia për ta vazhduar atë edhe për një sezon, që do të thotë se 25-vjeçari do të qëndrojë në Anfield deri në vitin 2014.

“Fernando është njëri nga sulmuesit më të mirë, ndërsa me moshën që ka ai mund të bëhet edhe më i mirë. Secila skuadër e madhe e dëshiron atë, mirëpo ai ka dëshmuar se sa dëshiron të arrijë sukses me Liverpoolin duke u lidhur për këtë klub”, ka thënë trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez.