Telegrafi

Torres: Mund të qëndroj në Liverpool edhe për 10 vite

“Kam edhe katër vite të mbetura nga kontrata ime dhe jam i lumtur këtu. Nuk mendoj se mund të rikthehem në Spanjë tash. Nuk e di, ndoshta pas disa vitesh ose pas dhjetë vitesh! Por, jam i lumtur në Angli, do të doja të luaj në Angli edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Torres për told Sky Sports.

Sa i takon partneritetit me Steven Gerrard, Torres thotë se do të pëlqente ta shihte anglezin të rikthyer në rolin e sulmuesit dytësor, pasi kapiteni është angazhuar në rolin e mesfushorit të qendrës në disa ndeshjet e fundit.