Telegrafi

Torres mund të largohet nga Liverpooli

“Është shumë e mundshme qe Fernando Torres të qëndrojë në Ligën Premier, por nuk mund të them se a do të jetë në Liverpool. Ne po punojmë në të ardhmen e tij, por nuk mund të garantoj se ai do të qëndrojë te Liverpoolit”.

“Barcelona? E përjashtoj menjëherë. Barcelona ka transferuar David Villan dhe tani dëshiron të investojë para në lojtarë tjerë”, theksoi Martin për Daily Mail.

Për Fernando Torresin kanë shprehur hapur interesim Interi dhe Chelsea, ndërsa spekulohet se në gjurmë të tij mund të jenë edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona. /Telegrafi/