Telegrafi

Torres: Liverpoolit i duhet një Rooney, Tevez, Silva ose Iniesta

Sipas spanjollit, Redsat kanë nevojë ose për një sulmues të tipit të Wayne Rooneyt dhe Carlos Tevezit, ose për një mesfushori sikurse David Silva dhe Andres Iniesta.

“Kemi mungesa të lojtarëve si Rooney dhe Tevez të cilët mund të luajnë edhe si sulmues edhe si mesfushorë, duke shkaktuar problem për mesfushën dhe mbrojtjen kundërshtare”.

“(Ose) Liverpooli ka nevojë për një lojtar si David Silva dhe Andres Iniesta, të cilët mund të shkojnë thellë përpara dhe të gjejë një hapësirë të papritur, të shfrytëzojnë kualitetet e tyre dhe ta hapin lojën”, është cituar Torres nga “The Sun”.