Telegrafi

Torres: Liga Premier është më e mira

Spanjolli ka luajtur për Atletico Madrid dhe Liverpoolin gjatë karrierës së tij, andaj i njeh mirë dy ligat, angleze dhe atë spanjolle.

“Si garë, Liga Premier është më e mira. Në Premier ka organizim fantastik, respekt dhe të gjithë stadiumet janë të mbushura çdo vikend, që është vërtet bukur për t’u parë”.

“Në Spanjë janë një pjesë e futbollistëve më të mirë në botë, por si garë nuk është aq e madhe sa Liga Premier. Kam luajtur edhe në Spanjë dhe mund ta them këtë me sinqeritet, Liga Premier është shumë më e mirë”, ka deklaruar Torres. /Telegrafi/