Fernando Torres ka vendosur përfundimisht të largohet nga futbolli evropian.
Ylli spanjoll i Atletico Madrid është në vitin e fundit të kontratës me klubin e tij.
Ai ka konfirmuar se do të luajë këtë stinor deri në fund dhe pastaj do të largohet nga klubi i tij i zemrës.
E ardhmja e Torresit nuk pritet të jetë në ndonjë klub evropian, pasi ai pritet të largohet jashtë kontinentit të vjetër.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Kina do të jetë destinacioni i radhës për ‘El Ninon’.
33-vjeçari është duke i shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij dhe në verën e vitit 2018 pritet të largohet si futbollist i lirë.
Beijing Gouan, Tianjin Quanjin dhe Shandong Luneng janë tri skuadrat kineze që kanë shfaqur interesim për të.
Ndërkohë në MLS, Torres po kërkohet nga New York City dhe Los Angeles Galaxy. /Telegrafi/