Telegrafi

Torres kushton 100 milionë funte

“Duket se Liverpooli po tenton t’ia vë një çmim astronomik Torresit. Përshtypja që ata kanë lënë me këtë është se Torres nuk do të shkojë askund”, theksoi një burim i tabloidit.

E ardhmja e sulmuesit spanjoll nuk është sqaruar ende, pasi që ka shumë klube të interesuara për të, ndërsa ai po kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve. Ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim definitiv, por me çmimin e ri të vënë nga Liverpooli, vështirë se do të ketë nga ato skuadra që do ta thyejnë rekordin e transferimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

“Torres nuk do të shkojë te Manchester City sepse ata nuk mund t’i japin atij atë që do, që është mundësia për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi burimi. /Telegrafi/