int(1) Torres: Kam luajtur me dhimbje - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Torres: Kam luajtur me dhimbje

Spanjolli kishte nevojë për terapi kundër dhimbjeve për të përballuar lëndimin që e mbajti atë jashtë fushe për dy ndeshje dhe për të qenë në gjendje të përballet me Manchester United.

Të njëjtën gjë e bëri edhe Gerrard në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, ditë më parë. Derisa anglezi luajti 24 minuta në humbje, Torres ishte në fushë gjithë kohën përveç 10 minutave të fundit të takimit, dhe ndihmoi ekipin të shënoi fitore 2-0.

“Nuk isha 100% i gatshëm por dëshirova të luaj dhe ia vlejti. E dinim se do të jetë rrezik dhe ndjeva ca dhimbje në disa prej lëvizjeve të mia. Vetëm dëshiroja të luaj aq shumë”.

“Kur ekipi humb dhe nuk luan mirë, është shumë vështirë ta shikosh. Vetëm dëshironi t’i ndihmoni dhe gjatë ndeshje ishte gjithçka mirë. Ishte si Stevie në Ligën e Kampionëve. Ai dëshironte të luaj, ai nuk ishte i gatshëm, por ai është lider i ekipit”, ka thënë Torres./Telegrafi/

Exit mobile version