Telegrafi

Torres: Jam i lumtur në Liverpool

“Triumfi në Kampionatin Evropian me Spanjën më dha shijen e asaj se si është të fitosh në nivel të lartë dhe kur e provoni njëherë shijen e suksesit, kjo bëhet varësi”, ka thënë Torres.

“Shumë lojtarë i kanë dhënë besimin Liverpoolit këtë verë, duke nënshkruar kontrata të reja dhe ata nuk e bëjnë këtë nëse nuk mendojnë se do të realizojnë ambiciet e tyre. Unë vërtet besoj se do ta fitoj Ligën Premier dhe Kupën Evropiane këtu. Tradita e fitores është e dukshme në Liveprool. Dua të jem pjesë e kësaj historie”.

“Madridi duket se po harxhon shumë para dhe jam i sigurt se edhe Sir Alex Ferguson do të kërkojë një emër të madh për të zëvendësuar Ronaldon, por jam i ngazëllyer nga ajo çfarë menaxheri po bën këtu. Ishim shumë afër sezonin e fundit dhe, me përvojën e tashme, besoj se mund të jemi kampionë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar spanjolli.